“Më i miri në historinë e futbollit anglez”, Gerrard lavdëron Harry Kane

"Më i miri në historinë e futbollit anglez", Gerrard lavdëron Harry Kane

Written by

in

Ish-kapiteni i kombëtares angleze, Steven Gerrard, beson se Harry Kane mund të jetë futbollisti më i mirë anglez në histori.

Ai e bëri deklaratën katër ditë para dhënies së Topit të Artë, për të cilin sulmuesi i Bayern Munichut është një nga favoritët kryesorë, së bashku me Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

“Sipas mendimit tim, Harry Kane është padyshim lojtari më i mirë anglez i të gjitha kohërave”, ka thënë Gerrard për TNT Sports.

Gerrard nuk është ish-lojtari i parë ndërkombëtar që e vendos Kane në kulmin e lojës së tij. Wayne Rooney i tha podkastit The Overlap në vitin 2024 se e konsideronte sulmuesin 33-vjeçar lojtarin më të madh në historinë e Anglisë.

Ndryshe, Kane shënoi 73 gola në 65 ndeshje për Bayernin dhe Anglinë sezonin e kaluar. Vetëm Lionel Messi, i cili shënoi 82 gola për Barcelonën dhe Argjentinën në sezonin 2011/12, ka një sezon më të mirë.

Ai fitoi tre trofe në Gjermani me Bayernin dhe në gusht iu dha Këpuca e Artë si golashënuesi më i mirë i Evropës, i dyti i karrierës së tij pas atij që fitoi në sezonin 2023/24.

Ai e vazhdoi formën e tij edhe në sezonin e ri. Në një fitore 7-0 ndaj Union Berlin më 18 shtator, ai arriti golin e tij të 100-të në Bundesligë në vetëm ndeshjen e tij të 98-të. /Telegrafi/