Italia dhe Spanja i japin fund mosmarrëveshjes për migrantët, hiqen kontrollet kufitare

Written by

in

Italia dhe Spanja kanë arritur marrëveshje për heqjen e kontrolleve kufitare ndaj qytetarëve të njëra-tjetrës, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje tre mujore të shkaktuar nga fluksi i migrantëve drejt enklavës spanjolle të Ceutës. Lajmi u bë i ditur të enjten nga Ministria e Brendshme e Italisë.

Qeveria e djathtë italiane i kishte pezulluar më 31 korrik marrëveshjet për lëvizjen e lirë me Spanjën, me arsyetimin se synonte të sigurohej që migrantët që hynin në Ceuta të mos vazhdonin udhëtimin drejt territorit italian.

Në përgjigje të këtij vendimi, Madridi kishte vendosur masa të ngjashme ndaj Italisë, duke i cilësuar veprimet e Romës si “të padrejta, në kundërshtim me interesat e Bashkimit Evropian dhe diskriminuese ndaj popullsisë së Spanjës”, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme italiane, ministrat e Brendshëm të të dyja vendeve zhvilluan një bisedë telefonike, gjatë së cilës ranë dakord të mos e zgjasin pezullimin e marrëveshjeve të zonës Schengen, të cilat mundësojnë lëvizjen pa kontrolle të rregullta kufitare mes vendeve pjesëmarrëse.

Ministria italiane bëri të ditur se vendimi u mor pas një vlerësimi të kujdesshëm të situatës. Në kuadër të marrëveshjes, të dyja palët do të shtojnë shkëmbimin e informacionit, me synimin për të garantuar sigurinë e zonës së përbashkët Schengen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali