Defekt në rrjet, ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Gjakovës

Defekt në rrjet, ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Gjakovës

Written by

in

KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët se, për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Hasan Prishtina”, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, ndërprerja pritet të zgjasë rreth dy orë, deri në sanimin e defektit.

Rrugët që do të preken nga ndërprerja janë:

  • “Hasan Prishtina”
  • “Azem Hajdari”
  • “Migjeni”
  • “Martirët Qerkezi”

Ndërprerje do të ketë edhe në rrugët dytësore përreth.

KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë kohës së intervenimit. /Telegrafi/