Protestuesit janë mbledhur fillimisht para Kryeministrisë, ku Rama u ka bërë sërish thirrje për dialog, por studentët e kanë refuzuar ftesën.
Më pas, protestuesit janë zhvendosur para Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahej seanca plenare.
Punimet e Kuvendit janë shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, ndërsa protestuesit kanë vazhduar qëndrimin e tyre jashtë institucionit.
Protesta po zhvillohet kryesisht në qetësi, ndërsa policia ka vendosur një kordon sigurie përreth institucioneve.
Në terren janë edhe autobotët me ujë, të cilët mbahen në gatishmëri në rast të përshkallëzimit të situatës.
Burimi: RTKLive
