NPL “Gjelbër” ka njoftuar se ekipi i kësaj ndërmarrjeje ka zhvilluar një aksion pastrimi në fushën sportive që ndodhet mes lagjeve Dodona dhe Velania në Prishtinë.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe drejtori i Sportit në Kryeqytet, Granit G. Geci.
Përmes një postimi, ndërmarrja ka theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për qytetarët.
“Ndryshimi nis me një qese, një palë doreza dhe vullnet”, thuhet në mesazhin e publikuar nga NPL “Gjelbër”.
Ndërmarrja ka bërë thirrje për bashkëpunim në funksion të një Prishtine më të pastër. /Telegrafi/