
Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha të enjten se katër anije të përfshira në transferime të paligjshme të naftës në Gjirin Persik verior u goditën.
Anijet u përfshinë nga flakët njëkohësisht pasi u gjurmuan nga forcat e saj të mërkurën, shkruan abcnews.al.
IRGC shtoi se tre anije të tjera u përplasën me mina në perëndim të Ngushticës së Hormuzit dhe paralajmëroi ushtrinë amerikane se provokimet e vazhdueshme mund të çonin në një përgjigje më të gjerë kundër bazave të saj rajonale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali