Dhjetë persona janë arrestuar nën dyshimet për kontrabandim me mallra në veri të Kosovës, pas 22 bastisjeve të zhvilluara në katër komuna të vendit.
Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Nëntë lokacione janë bastisur në Mitrovicën e Veriut, pesë në Zubin Potok, pesë në Zveçan dhe tri në Leposaviq.
Ndërkaq, gjatë aksioneve të zhvilluara në kuadër të këtij hetimi, janë sekuestruar 22 automjete dhe mallra me vlerë doganore mbi 200 mijë euro, nën dyshimet për kontrabandim të mallrave nga Serbia në Kosovë.
Burimi: Dukagjini
