
Kombëtarja e Kosovës në futboll gjatë muajit nëntor do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues të Ligës B, fillimisht ndaj Izraelit në shtëpi dhe më pas kundër Irlandës në udhëtim.
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se biletat për përballjen me Izraelin, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, tashmë janë në shitje.
Çmimet e biletave mbeten të njëjta: 20 euro për tribunat Veri dhe Jug, 30 euro për Lindje, 50 euro për Perëndim, ndërsa bileta VIP kushton 150 euro.
Me këto dy përballje, “Dardanët” synojnë ta përmbyllin ciklin kualifikues me rezultat sa më të mirë dhe të luftojnë për pozitën e dytë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali