Ndalohet një person të dyshuar për veprat penale ‘’Fajdeja’’ dhe ‘’Detyrimi’’

Ndalohet një person të dyshuar për veprat penale ‘’Fajdeja’’ dhe ‘’Detyrimi’’

Written by

in

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një (1) person me inicialet L.K. për 48 orë, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale ‘’Fajdeja’’ nga neni 331 të KPRK-së dhe ‘’Detyrimi’’ nga neni 328 të KPRK-së.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë aplikuar edhe masat e veçanta hetimore, përfshirë shitjen dhe blerjen e simuluar të artikujve, shërbimeve apo sendeve, me qëllim të grumbullimit të provave lidhur me veprimtarinë e dyshuar kriminale.

Deri në këtë fazë të procedurës hetimore, dyshohet se dëmi që i është shkaktuar viktimës, tejkalon shumën mbi 50.000 euro.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me AKI, Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin, garantimin dhe sundimin e ligjit si dhe mbrojtjen e interesit publik.

Burimi: RTKLive