Dëshmi të reja në gjykimin ndaj Gjoko Ristovit, eksperti pretendon se shënimet në paratë e fshehura janë bërë nga nëna e gjyqtarit

Dëshmi të reja në gjykimin ndaj Gjoko Ristovit, eksperti pretendon se shënimet në paratë e fshehura janë bërë nga nëna e gjyqtarit

Written by

in

Në seancën e fundit gjyqësore ndaj gjyqtarit të akuzuar Gjoko Ristov, eksperti i palës mbrojtëse Emilio Frishçiq dëshmoi se shkrimi në shënimet me shumat e gjetura pranë eurove të muruara në shtëpinë e prindërve të tij i përket nënës së gjyqtarit, Donka Ristova.

Prokurorja Iskra Haxhi-Vasileva e vlerësoi ekspertizën si profesionale, por e cilësoi si përpjekje të mbrojtjes për të mbuluar faktin se në folitë e parave është gjetur ADN-ja e gjyqtarit.

Ndërkohë, vjehrri i Ristovit dëshmoi se kishin ndihmuar financiarisht me 70 mijë euro për blerjen e banesës së çiftit, ndërsa mbrojtja njoftoi se ende nuk po arrin të kontaktojë dëshmitarin kyç,biznesmenin Ljupço Pecov – “Djalli”.

Mbrojtja vazhdon të pretendojë se paratë i përkasin nënës dhe se akuzat ndaj gjyqtarit janë të pabazuara.(Tv21)