“Kushdo që luan me UÇK-në, do të na ketë përballë”, Haziri reagon për Ligjin e Speciales

“Kushdo që luan me UÇK-në, do të na ketë përballë”, Haziri reagon për Ligjin e Speciales

Written by

in

“Kushdo që luan me UÇK-në, do të na ketë përballë”, Haziri reagon për Ligjin e Speciales

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka reaguar pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se kërkesa e protestuesve ka qenë që institucionet të marrin përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se pas këtij zhvillimi ka pasur reagime dhe akuza të shumta, ndërsa ka rikujtuar se protestuesit kanë qëndruar për 21 ditë e 21 net në shesh për këtë kauzë.

Ai ka theksuar se do ta përcjellin me kujdes procesin e ndryshimit dhe votimit të ligjit, duke shtuar se për ta rëndësi ka përmbajtja e tij dhe efekti juridik që mund të ketë, e jo se kush e propozon apo e voton.

“Ne nuk kemi kërkuar kurrë një ligj sa për ta votuar, por një ligj që qëndron juridikisht dhe që mund të ketë efekt real. Për ne nuk ka rëndësi kush e propozon apo kush e voton. Ka rëndësi çfarë përmban ligji dhe çfarë mund të bëjë ai”, ka shkruar Haziri.

Ai ka paralajmëruar se do të monitorojnë edhe zbatimin e secilit nen, duke thënë se nuk do të lejojnë që, sipas tij, dikush të luajë me UÇK-në dhe kauzën për të cilën kanë protestuar.

“Kushdo që mendon se mund ta bëjë këtë, duhet ta dijë se do të na ketë përballë. Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kërkesa jonë nuk ka ndryshuar. Kauza jonë nuk ka ndryshuar. Për UÇK-në kemi qëndruar bashkë dhe për UÇK-në do të vazhdojmë të qëndrojmë”, ka përfunduar Haziri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali