Bournemouth shënon fitore komode ndaj Milanit

Bournemouth shënon fitore komode ndaj Milanit

Written by

in

Bournemouth ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj AC Milanit, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e ligës të Ligës së Evropës.

Skuadra angleze fitoi me rezultat 3-0, sfidë ku “Rossonerët” ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 28-të.

Vendasit e nisën fuqishëm duke fituar penallti pas vetëm shtatë minutave kur De Winter preku topin me dorë (8’).

Situata u përkeqësua për mysafirët kur Mike Maignan goditi kundërshtarin dhe si pasojë u përjashtua nga loja. Shkaku që topi ishte harkuar nga këndi, gjyqtari edhe akordoi penallti.

Nga pika e bardhë këtë herë shënoi Marcus Tavernieri (32’).

Ndërsa, fitoren e thellë e vulosi Amine Adli përmes një supergoli nga gjuajtja e lirë (85’).

Bournemouth kësisoj shkon në kuotën e nëntë pikëve ndërsa Milani mbetet me tre sosh./Telegrafi/