Hendbollistet kosovare e nisin me këmbë të mbarë turneun rajonal, mposhtin Bullgarinë

Hendbollistet kosovare e nisin me këmbë të mbarë turneun rajonal, mposhtin Bullgarinë

Written by

in

Hendbollistet kosovare e nisin me këmbë të mbarë turneun rajonal, mposhtin Bullgarinë

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll për vajza e ka nisur me fitore pjesëmarrjen në U16 Regional Challenge Cup, duke e mposhtur Bullgarinë me rezultat 26:23.

Ndeshja u zhvillua të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku hendbollistet kosovare arritën të siguronin fitoren pas një përballjeje të luftuar deri në fund.

Natyra Arifi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me gjashtë gola, ndërsa Jusra Begu realizoi pesë dhe Samanda Konjuhaj katër gola.

Kontribut të rëndësishëm në këtë fitore dha edhe portierja Melisa Sefa, e cila regjistroi 12 pritje, përfshirë edhe katër penallti të ndalura.

Në kuadër të turneut, të premten nga ora 13:00 do të përballen Rumania dhe Bullgaria.

Ndërkaq, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë të shtunën, nga ora 10:00, kundër Rumanisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali