
Një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve dyshohet se përfundoi me sulm me kaçavidë, ku njëri prej tyre pësoi lëndime të rënda trupore. Për këtë rast, i akuzuari ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Sipas akuzës, ngjarja ka ndodhur më 27 shtator 2026, kur i akuzuari, pas një mosmarrëveshjeje me vëllain e tij, ka shkuar në shtëpinë e këtij të fundit.
Në tarracën e shtëpisë, fillimisht dyshohet se e ka fyer dhe sharë në nënë, e më pas e ka goditur katër herë me kaçavidë në pjesë të ndryshme të trupit.
Prokuroria pretendon se sulmi është kryer me dashje për ta privuar nga jeta të dëmtuarin, të cilit i janë shkaktuar plagë shpuese, të shoqëruara me lëndime të rënda trupore.
Familjarët e tjerë kanë ndërhyrë për t’i ndarë, ndërsa i dëmtuari është nisur për trajtim mjekësor në Prishtinë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali