Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, me dyshimin se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.
Rasti ka ndodhur gjatë viteve 2025-2026.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’”, thuhet në raport.
Gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata dhe municion të kalibrit të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuar është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/