Ambasada amerikane organizon sesion informues për vetëdijesimin ndaj kancerit të gjirit

Ambasada amerikane organizon sesion informues për vetëdijesimin ndaj kancerit të gjirit

Written by

in

Ambasada amerikane organizon sesion informues për vetëdijesimin ndaj kancerit të gjirit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka organizuar një sesion edukues për vetëdijesimin rreth kancerit të gjirit, në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjësuese për këtë sëmundje.

Sipas njoftimit të ambasadës, aktiviteti u organizua nga Njësia Mjekësore e ambasadës dhe kishte për qëllim informimin mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm, parandalimit dhe kontrolleve të rregullta shëndetësore.

Pjesëmarrësit u inkurajuan të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre dhe të ndërmarrin hapa konkretë përmes kontrolleve të rregullta.

Ambasada theksoi rëndësinë e zbulimit të hershëm, duke rikujtuar se diagnostikimi në kohë mund të shpëtojë jetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali