Sanksione për KB Prishtinën, klubi nuk mund të bëjë ndryshime në ekip pa zgjidhur çështjen në BAT

Sanksione për KB Prishtinën, klubi nuk mund të bëjë ndryshime në ekip pa zgjidhur çështjen në BAT

Written by

in

Sanksione për KB Prishtinën, klubi nuk mund të bëjë ndryshime në ekip pa zgjidhur çështjen në BAT

Klubi i basketbollit Prishtina është përballur me sanksione nga Tribunali i Arbitrazhit të Basketbollit (BAT), të cilat ndikojnë në mundësinë e ndryshimit të përbërjes së skuadrës.

Sipas raportimeve, çështja lidhet me një rast të fituar në BAT nga pala tjetër, me të cilën klubi kryeqytetas duhet të arrijë marrëveshje nëse dëshiron të regjistrojë ndryshime të reja në ekip.

Më herët, Prishtina ishte përballur me ndalesë të regjistrimit të lojtarëve, pasi nuk kishte arritur t’i kryente regjistrimet me kohë. Për këtë arsye, ndeshjen ndaj Pejës e kishte humbur me rezultat zyrtar. Ndalesa u hoq në fund të shtatorit, duke i mundësuar klubit regjistrimin e lojtarëve të rinj dhe nisjen e garave nga xhiroja e dytë.

Përveç kësaj, Prishtina është dënuar edhe me zhvillimin e tri ndeshjeve pa praninë e tifozëve, ndërsa anëtari i bordit, Gentian Rexhepi, është suspenduar për dy vjet nga pjesëmarrja në aktivitetet përkatëse.

Ndeshjen e radhës, Prishtina do ta zhvillojë kundër Borës, në kuadër të derbit lokal, si mysafire. Takimi do të luhet në Mitrovicë, pasi Pallati i Rinisë në Prishtinë do të shfrytëzohet për ndeshje ndërkombëtare të hendbollit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali