Vlogerja e njohur shqiptare, Keisilda Muca, e cila jeton në Korenë e Jugut, ka habitur ndjekësit në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një video ku tregon çmimet e frutave në një supermarket në Seul.
Ajo ndau me publikun disa nga çmimet që i tërhoqën vëmendjen, duke treguar se një mollë kushtonte plot 17 dollarë, ndërsa një mango arrinte çmimin prej 44 dollarësh.
“Jam në një super-market këtu në Seul dhe përball meje kam frutat, po i shoh çmimet dhe janë për të vënë duart në kokë, më besoni nuk jeni aspak gati për t’i parë”, thotë ajo në video.
“Çmimi për një mollë të vetme është 17 dollarë, nëse nuk më besoni shikojeni vetë me sytë tuaj”.
Më tej, Keisilda tregoi se çmimi i mangove ishte edhe më i lartë, pasi një copë kushtonte 44 dollarë.
Vlogerja më tej shpjegoi se blerja e frutave në sasi më të mëdha mund të jetë disi më lirë.
Megjithatë, nuk dihet nëse këto çmime u referohen frutave të përzgjedhura dhe të paketuara me dekorime të veçanta për dhurata, apo nëse bëhet fjalë për çmimet e frutave në përgjithësi atje.
Videoja tërhoqi vëmendje të madhe nga ndjekësit, duke marrë gjithashtu komente të shumta nga përdoruesit në rrjetet sociale.