Superliga basketbollit rikthehet me disa duele interesante

Superliga basketbollit rikthehet me disa duele interesante

Written by

in

Xhiroja e gjashtë hapet të shtunën me përballjen ndërmjet Rahovecit 029 dhe Vëllaznimit, që do të zhvillohet nga ora 17:00. Të dy skuadrat do të synojnë fitore të rëndësishme në vazhdim të kampionatit.

Në takimin e dytë të së shtunës, Bora do të përballet me Sigal Prishtinën, nga ora 19:30, në një sfidë që pritet të sjellë rivalitet dhe basketboll interesant. Sfida do të zhvillohet në Mitrovicë.

Të dielën, vëmendja do të jetë te dy përballje mjaft interesante.

Nga ora 17:00, Bashkimi do të presë Pejën në Prizren, në një duel ndërmjet dy skuadrave që synojnë kreun e renditjes.

Xhiroja e gjashtë mbyllet me përballjen ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, nga ora 19:30 në Mitrovicë. Kampionët në fuqi do të kërkojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas, ndërsa therandasit synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Superliga / Xhiroja e gjashtë

E shtunë

17:00 Rahoveci 029 – Vëllaznimi

19:30 Bora – Sigal Prishtina

E diel

17:00 Bashkimi – Peja

19:30 Trepça – Golden Eagle Ylli

Burimi: RTKLive