Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit realizuan një marshim taktik prej 88 kilometrash, nga Udbina deri te Kalaja e Kninit, në një aktivitet që ndërthur sfidën fizike me rëndësinë historike dhe simbolike.
Në një postim në Facebook, Maqedonci ka vlerësuar përfaqësimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe rëndësinë e kësaj përvoje për avancimin profesional të kuadrove ushtarake.
“Kjo përvojë avancon aftësitë e kuadrove tona dhe forcon bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka theksuar se në trajnim morën pjesë ushtarakë nga Kosova, Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke shënuar numrin më të madh të pjesëmarrësve të huaj deri më tani.
Sipas ministrit, programi synon zhvillimin e qëndrueshmërisë fizike dhe mendore, aftësive udhëheqëse dhe kapaciteteve për marrjen e vendimeve në situata sfiduese.
Maqedonci ka shprehur gjithashtu mirënjohje për homologun e tij kroat, Ivan Anušić, dhe Ushtrinë Kroate për bashkëpunimin në realizimin e këtij programi.
“Përgëzoj ushtarakët tanë për përfaqësimin e denjë”, ka theksuar ai.
Burimi: RTKLive
