Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur pas përmbysjes së anijes

Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur pas përmbysjes së anijes

Written by

in

Sulm me dron në Detin e Zi, një i vdekur dhe tre të zhdukur pas përmbysjes së anijes

Një marinar ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije tregtare u godit nga një dron të premten në mëngjes, pranë brigjeve të Rumanisë. Nëntë anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, ndërsa anija u përfshi nga flakët dhe u përmbys.

Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, e cilësoi incidentin si “një shembull të ri të pasojave tragjike të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

Roja Bregdetare Rumune ka nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi, rreth 13 milje detare në lindje të portit të Kostancës, porti më i madh i vendit. Autoritetet po kërkojnë tre marinarët e zhdukur, por kushtet e këqija atmosferike dhe dukshmëria e ulët kanë penguar ndërhyrjen me helikopter.

Sipas Autoritetit Detar Rumun, anija tregtare, e identifikuar si Khoryv dhe që lundronte nën flamurin e Ishujve Komore, lëshoi sinjalin e emergjencës rreth orës 10:00 sipas kohës lokale, pas goditjes nga droni.

Anija pësoi “dëme të mëdha dhe u përmbys, me një rrezik të menjëhershëm fundosjeje”, bëri të ditur Autoriteti Detar Rumun.

Ekuipazhi përbëhej nga 10 shtetas ukrainas dhe tre shtetas azerbajxhanas. Sipas Ministrisë së Brendshme të Rumanisë, 10 anëtarë të ekuipazhit u nxorën nga një anije tjetër tregtare që ndodhej në zonë, nëntë prej tyre të gjallë dhe një pa shenja jete, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali