Gara për të zëvendësuar Daniel Craig në rolin e James Bond-it thuhet se ka hyrë në fazën përfundimtare.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, lista e kandidatëve është ngushtuar në tre aktorë, mes tyre Callum Turner dhe Jack Lowden, ndërsa identiteti i kandidatit të tretë nuk është bërë i ditur.
Testet përfundimtare para kamerave pritet të zhvillohen këtë fundjavë, ndërsa njoftimi zyrtar mund të vijë në ditët ose javët në vijim, shkruanh DailyMail.
Jacob Elordi, i njohur nga filmi Saltburn, raportohet se nuk do të marrë pjesë në këtë fazë të audicioneve.
Callum Turner, 36 vjeç, është përmendur prej kohësh si një nga kandidatët kryesorë për rolin e agjentit 007.
Aktori, i cili është i martuar me këngëtaren Dua Lipa, është bërë i njohur për rolet në Fantastic Beasts dhe projekte të tjera filmike. Megjithatë, pretendimet se ai e ka fituar tashmë rolin nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Në garë përmendet edhe Jack Lowden, i njohur për interpretimin në serialin Slow Horses. Bashkëpunëtori i tij Gary Oldman ka lënë të kuptohet se përzgjedhja mund të jetë bërë, por pa një njoftim zyrtar.
Edhe prezantuesi Richard Osman ka thënë se emri i Lowden i është përmendur si kandidat, duke vlerësuar aftësitë e tij në aktrim, humor dhe aksion.
Rolin e James Bond-it e mbajti Daniel Craig deri në filmin No Time to Die, të publikuar më 2021.
Që atëherë, fansat presin të mësojnë se kush do të jetë aktori i ardhshëm që do të interpretojë spiунin e famshëm britanik. Deri tani, asnjë emër nuk është konfirmuar zyrtarisht. /Telegrafi/