
Sot, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali