Disa zona të Prishtinës do të përballen sot me ndërprerje të furnizimit me ujë, për shkak të punimeve që do të realizohen në rrjetin e ujësjellësit.
Njoftimi është bërë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e cila ka bërë të ditur se ndërprerja do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve.
Zonat ku do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë janë:
Lagjja Nic
Çagllavica
Lagjja Qëndresa
Një pjesë e Veternikut, në drejtim të Rezonancës
Hajvalia
KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve të zonave të prekura për mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin e furnizimit me ujë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali