Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.
Temperatura më e ulët minimale do të shënohet në Dragash, me 0 gradë Celsius, ndërsa temperaturat më të larta maksimale pritet të regjistrohen në Prizren, Gjakovë dhe Istog, me nga 19 gradë Celsius.
Në Prishtinë dhe Pejë, temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 18 gradë Celsius, në Ferizaj dhe Gjilan nga 1 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa në Mitrovicë nga 1 deri në 17 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e njerëzve. Temperaturat e mëngjesit, veçanërisht në zonat e ulëta, mund të shkaktojnë ndjesi të të ftohtit, prandaj rekomandohet veshje e përshtatshme.
Gjatë ditës, temperaturat relativisht të këndshme dhe era e lehtë do të krijojnë kushte të mira për aktivitete në ambient të hapur.
Burimi: RTKLive
