
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ipeshkvin e Dioqezës Katolike Romake Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, me të cilin ka diskutuar rëndësinë e dialogut ndëretnik dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga KFOR-i përmes një njoftimi, ku theksohet se dialogu dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë parakushte për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve ndërmjet të gjitha komuniteteve, mbi bazën e lirisë dhe respektit të ndërsjellë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali