
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards, të mbajtur të premten mbrëma në Francë, ku u shfaq me një fustan elegant të zi dhe performoi hitin e saj “New Religion”.
Artistja u paraqit me stil në tapetin e kuq, për t’u ngjitur më pas në skenë me një performancë energjike para publikut francez.
“New Religion” është kënga e parë zyrtare nga albumi i saj i katërt në studio, “Dirty Blonde”, i publikuar këtë vit, ndërsa ndërthur tingujt dance me elemente të muzikës së grupit legjendar Faithless.
Bebe Rexha ishte gjithashtu në garë për çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare”, në ceremoninë që mblodhi emra të njohur të muzikës botërore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali