Ekskluzive | Policia ndalon një veturë në Ulpianë, gjen marihuanë dhe thikë – këta janë tre të rinjtë që përfunduan në ndalim

Ekskluzive | Policia ndalon një veturë në Ulpianë, gjen marihuanë dhe thikë – këta janë tre të rinjtë që përfunduan në ndalim

Written by

in

Ekskluzive | Policia ndalon një veturë në Ulpianë, gjen marihuanë dhe thikë – këta janë tre të rinjtë që përfunduan në ndalim

Një ndalim i një veture në lagjen Ulpiana të Prishtinës ka përfunduar me arrestimin e tre të rinjve, pasi gjatë kontrollit policor janë gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe një mjet i mprehtë. Policia ka sekuestruar edhe telefonat e tyre, ndërsa të tre kanë përfunduar në ndalim për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuarit janë Ali Isufi, rreth 23-vjeçar, Luan Xhemshiti, rreth 23-vjeçar dhe Lirion Halili rreth 24-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 23 tetor 2026, rreth orës 19:10, në rrugën “Muslim Mulliqi”, ku njësia reaguese e Stacionit Policor Jugu kishte ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin tre persona.

Në timon ishte Luan Xhemshiti, ndërsa bashkë me të udhëtonin edhe dy të rinjtë e tjerë.

Gjatë kontrollit trupor, te Ali Isufi është gjetur një thikë, ndërsa kontrolli i veturës ka zbuluar edhe një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 31.6 gramë, e cila ndodhej në hapësirën poshtë këmbëve të shoferit.

Pas këtij zbulimi, të tre janë shoqëruar në Stacionin Policor Jugu, ndërsa vetura është dërguar për kontroll më të detajuar.

Kontrolli i dytë ka rezultuar me gjetjen e një sasie tjetër prej 0.4 gramësh marihuanë të dyshuar, e cila ndodhej brenda një çante krahu në bagazhin e veturës.

Në total, Policia ka sekuestruar 32 gramë substancë të dyshuar narkotike.

Në rast janë përfshirë edhe hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ndërsa me udhëzim të Prokurorisë janë sekuestruar edhe telefonat celularë të tre të dyshuarve për nevojat e hetimeve.

Pas përfundimit të veprimeve fillestare, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Isufi, Xhemshiti dhe Halili janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali