Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula u është drejtuar qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, me mesazhin që të dalin masovisht në zgjedhjet që do të mbahen në Serbi, këtë të diele me 25 tetor.
Presidentja u bën thirrje qytetarëve në Luginë që të dalin në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
Mesazhi i Presidentes Shiroka Pula për zgjedhjet e së dielës në Serbi:
Të dashur shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetoni në Kosovë,
Ju ftoj që nesër, më 25 tetor, të merrni pjesë sa më masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve.
Çdo votë ka rëndësi. Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Të bashkuar në përfaqësim, më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave tuaja. /Telegrafi/