Franca mobilizon 70 mijë policë për protestat e reja

Written by

in

Franca do të angazhojë rreth 70 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë në mbarë vendin, në përgatitje për protestat e reja të së shtunës, pas shpërthimit të episodeve të dhunshme gjatë demonstratave të javës së kaluar.

Protestat nisën me nxënës të shkollave të mesme, të cilët kërkojnë kushte më të mira mësimi, por më pas u përhapën në të gjithë vendin, të nxitura edhe nga pakënaqësitë më të gjera për rritjen e kostos së jetesës.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, bëri të ditur gjatë një konference për media në Paris se rreth 70 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë do të angazhohen të shtunën. Ai paralajmëroi se në rrjetet sociale po qarkullojnë thirrje për dhunë dhe plaçkitje.

Protestat e kësaj fundjave po zhvillohen në një moment të ndjeshëm politik për Francën, rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale për pasardhësin e Emmanuel Macronit. Sipas një sondazhi të ri, kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, ka rritur mbështetjen pas zhvillimeve të fundit.

Tensionet janë shtuar edhe për shkak të kongresit të partisë së Le Penit, Tubimi Kombëtar (RN), që pritet të mbahet gjatë fundjavës në Orlean. Në qytet pritet të mblidhen mijëra mbështetës të saj, ndërsa autoritetet druhen nga përleshjet me kundërprotestuesit, të cilët kanë paralajmëruar demonstrata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali