
Policia franceze ka arrestuar 135 persona të shtunën, në kuadër të protestave që po zhvillohen në vende të ndryshme të Francës, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Laurent Nunez.
Protestat po zhvillohen në më shumë se 100 lokacione në të gjithë vendin, ndërsa mijëra policë janë angazhuar për të garantuar sigurinë, nga frika se trazirat e javës së kaluar mund të përsëriten.
Në shumë pjesë të Francës janë vendosur kufizime dhe ndalime për protestat, ndërsa disa tubime janë lejuar të zhvillohen në qytete si Lille dhe Marseille.
Në Paris, policia ka evakuuar protestuesit nga sheshi “Place de la Bastille”, duke i zhvendosur ata në një pjesë tjetër.
Të shtunën e kaluar, më shumë se 550 mijë persona morën pjesë në protesta kundër rritjes së çmimeve të naftës dhe kostos së lartë të jetesës. Marshimet fillimisht u zhvilluan në mënyrë paqësore, por më vonë degjeneruan në dhunë, me protestues që dogjën dhe shkatërruan prona.
Gjatë protestave të javës së kaluar, në Francë u arrestuan të paktën 2 mijë e 700 persona.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali