Zelensky njofton rikthimin e shpejtësisë së Starlink: Faleminderit të gjithë amerikanëve dhe presidentit

Written by

in

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar se funksionimi i shërbimeve Starlink dhe Starshield është rikthyer në shpejtësitë që kishin para vendosjes së kufizimeve.

Përmes një video-adresimi, Zelenskyy ka bërë të ditur se rikthimi nisi gjatë natës, ndërsa deri në mëngjes shpejtësitë kishin arritur nivelin e nevojshëm për operacionet ukrainase.

Sipas tij, ky zhvillim është i rëndësishëm për logjistikën e forcave ukrainase në vijën e frontit dhe për mbrojtjen e vendit nga dronët iranianë “Shahed” me motor reaktiv.

Kreu i shtetit ukrainas ka falënderuar Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë që, sipas tij, e trajtuan çështjen me seriozitet dhe ndihmuan në zgjidhjen e saj.

Në mesin e atyre që falënderoi, Zelenskyy përmendi anëtarët e Kongresit amerikan, senatorët, mediat, Departamentin e Shtetit dhe presidentin amerikan.

“Mbrojtja e jetëve ka rëndësi”, ka theksuar Zelenskyy në mesazhin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali