Kosova eliminon Estoninë dhe kalon në raundin e fundit kualifikues për Botërorin 2027 në hendboll

Kosova eliminon Estoninë dhe kalon në raundin e fundit kualifikues për Botërorin 2027 në hendboll

Written by

in

Kosova eliminon Estoninë dhe kalon në raundin e fundit kualifikues për Botërorin 2027 në hendboll

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra ka kaluar me sukses raundin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027, duke e eliminuar Estoninë pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Prishtinë.

Fitorja vendimtare për Kosovën erdhi të premten, kur hendbollistet tona triumfuan me rezultat bindës, 39:22.

Në ndeshjen e dytë, të zhvilluar të shtunën, Estonia fitoi me rezultat 27:25, por kjo nuk mjaftoi për ta ndalur Kosovën, e cila siguroi kalimin në raundin tjetër falë epërsisë së krijuar në ndeshjen e parë.

Merlinda Qorraj ishte më efikasja për Kosovën me nëntë gola, ndërsa Mirela Gjikokaj realizoi katër. Portierja Aurora Kryeziu regjistroi 12 pritje.

Me këtë sukses, Kosova e kalon për të tretën herë radhazi raundin e parë kualifikues për Kampionatin

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali