Protestat e së shtunës në Tiranë përmes fotografive

Protestat e së shtunës në Tiranë përmes fotografive

Written by

in

Në ditën e dymbëdhjetë të protestës të studentëve dhe të rinjve, protestuesit dhe policia janë përplasur në qendër të Tiranës.

LSA PHOTO

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete piroteknike drejt policisë, e cila është kundërpërgjigjur me topa uji, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

LSA PHOTO

Policia përdori ujë për shpërndarjen e turmës, ndërsa u raportuan përplasje te sheshi “Skënderbej”, bulevardi dhe pranë Bashkisë së Tiranës.

LSA PHOTO

Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur edhe përgjatë rrugës “George W. Bush”, në segmentin përballë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku është shënuar një tjetër përplasje e fortë mes protestuesve dhe forcave të rendit.

LSA PHOTO

Gjatë kësaj përballjeje, grupe protestuesish të pozicionuar në këtë aks kanë sulmuar linjën e kordonit policor me mjete të ndryshme rrethanore e piroteknike.

LSA PHOTO

Për të neutralizuar trazirat dhe për të shpërndarë turmën, policia i është kundërpërgjigjur sulmeve me ujë me presion dhe gaz lotësjellës.

LSA PHOTO

Fokus i grupeve të protestuesve ka qenë infrastruktura publike dhe private në qendër të kryeqytetit.

LSA PHOTO

Përplasjet kanë lënë pas dëme të konsiderueshme materiale.

LSA PHOTO

Sipas raportimit paraprak nga strukturat spitalore dhe poliklinikat e kryeqytetit, fluksi më i madh i të lënduarve është regjistruar në Spitalin Universitar të Traumës.

LSA PHOTO

Nga urgjenca e këtij spitali bëhet me dije se “janë paraqitur 9 persona të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias”.

LSA PHOTO

Autoritetet sqarojnë se “njëri prej protestuesve ka pësuar dëmtim në sy dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

LSA PHOTO

Duhet theksuar se protestës sot i është bashkuar edhe opozita.

LSA PHOTO

Kërkesa vijon po e njëjta: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama!

LSA PHOTO

Rama gjatë ditës mbrojti efektivët, duke u shprehur se policët janë nën sulmin edhe të disa mediave.

LSA PHOTO

Protestat e këtij muaji u nxitën për shkak të pakënqësive me sistemin arsimor, mungesën e vendeve të punës dhe korrupsionin e perceptuar në qeverisje.

LSA PHOTO

Ato pasojnë protestat disamujore, kryesisht paqësore, kundër një projekti turistik luksoz në bregdet.

LSA PHOTO

Rama ka refuzuar të japë dorëheqje dhe të shtunën përsëriti ftesën për dialog.

LSA PHOTO

Protesta nisi në orën 14:00 te Ministria e Arsimit dhe më pak se 30 minuta pas fillimit, nisën gjuajtjet me gurë të protestuesve drejt ndërtesës së kësaj ministrie dhe zyrtarëve policorë.

LSA PHOTO

Si pasojë e hedhjes së bombave molotov janë shënuar disa vatra zjarri, teksa protestuesit kanë djegur edhe kioska, ua kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe kanë dëmtuar vitrina të dyqaneve përskaj rrugëve.

LSA PHOTO

Dhuna në protestën e së shtunës vjen pasi për disa ditë protestat kishin qenë paqësore.

LSA PHOTO

Policia e Shtetit ka reaguar pas akteve të dhunës gjatë protestës së sotme në Tiranë, duke deklaruar se punonjësit e saj janë përballur me sulme që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve./Telegrafi/