Aksidenti në Jabllanicë të Vogël, njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë – Syla flet për Sinjalin: Është në gjendje jo stabile

Aksidenti në Jabllanicë të Vogël, njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë – Syla flet për Sinjalin: Është në gjendje jo stabile

Written by

in

Aksidenti në Jabllanicë të Vogël, njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë – Syla flet për Sinjalin: Është në gjendje jo stabile

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për aksidentin e trafikut që ndodhi sot rreth orës 17:20 në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës, ku mbetën të lënduar dy persona.

Njëri prej tyre, një burrë i lindur në vitin 1972, është transferuar nga Spitali Rajonal i Pejës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar për Gazetën Sinjali se pacienti ka pësuar politraumë të rëndë dhe është në gjendje jo stabile.

“Pacient mashkull, i lindur më 1972, i sjellë nga Spitali i Pejës pas një aksidenti komunikacioni. Ka politraumë të rëndë dhe gjendje jo stabile. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente, ndërsa trajtimin do ta vazhdojë në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ)”, ka bërë të ditur Syla.

Ndërkohë, Njësiti Rajonal i Trafikut është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali