Sot mbahen në Kanada homazhe për “Rinesancë”

Sot mbahen në Kanada homazhe për "Rinesancë"

Written by

in

Sot mbahen në Kanada homazhe për "Rinesancë"

Homazhet për artisten nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, do të mbahen sot nga ora 12:00-17:00 në Kanada.

Sipas njoftimit të familjarëve, homazhet do të organizohen në shtëpinë Erb&Good, në adresën 171 King St South, Waterloo, Ontario, raporton Klankosova.tv

Rinesa Qeriqi u nda nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

Artistja nga Prishtina jetonte dhe vepronte në Kanada, ku ishte e angazhuar si këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore.