
Kolona të gjata veturash janë krijuar në pikën kufitare në Bërnjak, ku qytetarë serbë nga Kosova po udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot.
Përveç veturave, drejt Serbisë janë nisur edhe autobusë me qytetarë serbë nga komuna e Zubin Potokut, të cilët po udhëtojnë në mënyrë të organizuar drejt Ribariqit, fshat në komunën e Tutinit, për të shfrytëzuar të drejtën e votës.
Sipas pamjeve të publikuara nga Zubin Potok Info, udhëtimi i qytetarëve po bëhet si me vetura private, ashtu edhe me autobusë.
Në Serbi, qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali