“Je spiun, të rrah e të hedh në Ujman” – 72-vjeçari kërcënohet në Zubin Potok, i dyshuari ia hedh telefonin dhe motoshar­rën në liqen

“Je spiun, të rrah e të hedh në Ujman” – 72-vjeçari kërcënohet në Zubin Potok, i dyshuari ia hedh telefonin dhe motoshar­rën në liqen

Written by

in

“Je spiun, të rrah e të hedh në Ujman” – 72-vjeçari kërcënohet në Zubin Potok, i dyshuari ia hedh telefonin dhe motoshar­rën në liqen

Një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Dragalicë të Zubin Potokut ka përfunduar me kërcënime dhe dëmtim të pasurisë. Një 72-vjeçar ka denoncuar në Polici se është kanosur nga një person, i cili dyshohet se ia ka hedhur telefonin në Liqenin e Ujmanit, ndërsa disa ditë më parë kishte vepruar njësoj edhe me motoshar­rën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është M.A, 72 vjeçar, ndërsa personi që dyshohet se e ka kërcënuar dhe ia ka dëmtuar pasurinë është Zoran Jovanovic.

Ngjarja e fundit ka ndodhur të premten, më 23 tetor 2026, rreth orës 16:30, në fshatin Dragalicë, pranë Liqenit të Ujmanit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 72-vjeçari është paraqitur në Stacionin Policor në Zubin Potok rreth orës 17:55, ku ka raportuar se ishte përballur me kërcënime serioze nga i dyshuari.

“Ti je spiun, të kapi, të rrah dhe të gjuaj në Ujman”, janë fjalët me të cilat, sipas deklarimit të viktimës, Jovanovic e kishte kanosur.

Por, sipas denoncimit, i dyshuari nuk ishte ndalur vetëm te kërcënimet.

Ai dyshohet se ia kishte marrë telefonin celular, të cilin viktima e kishte lënë në traktor, dhe e kishte hedhur në Liqenin e Ujmanit.

Viktima ka deklaruar se vetëm tri ditë më parë, i njëjti person ia kishte marrë edhe një motoshar­rë nga traktori dhe ia kishte hedhur po ashtu në liqen.

Pas denoncimit, hetuesit policorë kanë intervistuar viktimën dhe kanë nisur mbledhjen e informacioneve për sqarimin e rrethanave të rastit.

Ndërkohë, i dyshuari nuk ishte intervistuar deri në momentin e raportimit, ndërsa intervistimi i tij ishte planifikuar për ditën pasuese.

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali