Petr Yan fiton trilogjinë me Merab Dvalishvilli dhe ruan fronin në ‘Bantamweight’!

Petr Yan fiton trilogjinë me Merab Dvalishvilli dhe ruan fronin në ‘Bantamweight’!

Written by

in

Petr Yan fiton trilogjinë me Merab Dvalishvilli dhe ruan fronin në ‘Bantamweight’!

Petr Yan vazhdon të jetë kampion i padiskutueshëm në peshat deri 61kg, pasi mposhti Merab Dvalishvilin me vendim unanim të gjyqtarëve në UFC 333, në Abu Dhabi, duke mbrojtur me sukses titullin në përballjen e tretë mes dy luftëtarëve.

Pas pesë raundeve intensive, të tre gjyqtarët vlerësuan fitoren e rusit me rezultat identik, 48–47. Dvalishvili e nisi luftën me presionin e tij karakteristik dhe tentativat e vazhdueshme për rrëzim, por Yan u përgjigj me mbrojtje të mirë ndaj mundjes dhe goditje të sakta, duke e rritur ritmin nga raundi i tretë e tutje.

Kjo ishte fitorja e dytë e Yan ndaj rivalit gjeorgjian në tri përballjet mes tyre. Me këtë rezultat, kampioni ruan titullin dhe e mbyll një tjetër kapitull të rivalitetit me Dvalishvilin, i cili tashmë duhet të kërkojë rrugën për t’u rikthyer në garën për fronin e divizionit.

Përtej rëndësisë sportive, UFC e shpërbleu këtë përballje me çmimin “Fight of the Night”. Të dy luftëtarët përfituan nga 100 mijë dollarë shtesë, pavarësisht se vetëm Yan doli nga kafazi me titullin.

Pas fitores, vëmendja tashmë zhvendoset te sfiduesi i mundshëm i radhës, kinezi Song Yadong, i cili jo rastësisht ishte i pranishëm në publik në UFC 333, Abu Dhabi./Klankosova.tv