Protesta e paralajmëruar nga punëtorët e “Infrakos”-it ka marrë mbështetjen edhe të Sindikatës së Trainkos-it.
Kryetari i Sindikatës së Hekurudhave, Florim Gjyrevci, ka bërë të ditur për Telegrafin se qëndrojnë përkrah punëtorëve në realizimin e kërkesave të tyre.
“Ne i përkrahim në realizimin e kërkesave të tyre!”, ka deklaruar Gjyrevci.
Sipas njoftimit të Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, protesta është paralajmëruar për të hënën, më 26 tetor 2026, nga ora 08:00 deri në orën 09:00, para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit, protesta do të mbahet në shenjë pakënaqësie lidhur me çështjet e ngritura nga punëtorët dhe kërkesat e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse.
Në dokument thuhet se qëllimi i protestës është që kërkesat e punëtorëve të merren parasysh dhe të sigurohet trajtim i drejtë për ta. /Telegrafi/