E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Written by

in

E dhimbshme: Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë–Ferizaj, ku një motoçiklist humbi jetën pas përplasjes me dy vetura. Sinjali tani ka mësuar se viktima është Çlirim Aliu, 22-vjeçar.

Aksidenti tragjik ndodhi më 24 tetor, rreth orës 23:11, në fshatin Llapnasellë, përballë objektit “Day to Day”.

Sipas informacioneve që Sinjali ka raportuar më herët, në aksident u përfshinë një motoçikletë e tipit Yamaha dhe dy vetura, një Volkswagen Passat dhe një BMW.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti pësoi lëndime fatale, ndërsa vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor që kishte dalë në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje dolën njësitë patrulluese, hetuesit e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe zyrtarë drejtues të Policisë. Për rastin u njoftua edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa trupi i pajetë u tërhoq nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rrethanat që çuan deri te aksidenti fatal ende nuk janë sqaruar, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali