
Një grua ka vdekur në Gjilan, pasi dyshohet se ishte rrëzuar në rrugë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:36.
Viktima, me shenja jete, është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, por pas një kohe ka vdekur.
“Me urdhër të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thotë PK./Klankosova.tv