
Të paktën 11 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri të shtunën në mbrëmje, pranë kampusit të Universitetit Bujqësor dhe Mekanik në Florida, SHBA. Mes të plagosurve janë gjashtë të mitur, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar, si dhe një student.
Shefi i policisë lokale, Lawrence Revell, konfirmoi se të miturit ishin mes personave të plagosur nga incidenti.
Sipas policisë së Tallahassee, të paktën tre prej viktimave kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa nëntë të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme.
Sipas të dhënave paraprake, përpara të shtënave ka shpërthyer një sherr, por autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.
Shefi i policisë, Lawrence Revell, e cilësoi si “tronditëse” faktin që mes të plagosurve kishte edhe fëmijë.
Ndërkohë, policia e Tallahassee ka bërë të ditur se një njësi e specializuar për krimet e dhunshme po heton ngjarjen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali