Drita dominon në “El Clasico”, mposht thellë Prishtinën

Drita dominon në “El Clasico”, mposht thellë Prishtinën

Written by

in

Drita dominon në “El Clasico”, mposht thellë Prishtinën

Drita ka arritur një fitore të madhe në derbin më të madh të futbollit kosovar, duke mposhtur FC Prishtinën me rezultat bindës 0:3 në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional.

Skuadra gjilanase konfirmoi rikthimin në formë të lartë përmes një loje dominuese, duke i shkaktuar njëherësh humbjen e parë kryeqytetasve që nga momenti kur drejtimin e pankinës e mori trajneri Orges Shehi, transmeton Klankosova.tv.

Protagonistët e këtij suksesi ishin Blerim Krasniqi, Liridon Balaj dhe Bouena, të cilët tundën rrjetën për të vulosur një triumf me shumë vlerë.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 20 pikëve duke u pozicionuar në vendin e tretë të renditjes tabelare, tashmë vetëm dy pikë larg Prishtinës që gjendet në vendin e dytë.