Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Written by

in

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Një grup burrash të maskuar kanë sulmuar disa të rinj para një qendre votimi pranë Shkollës Bujqësore në Pançevë.

Fytyra e njërit prej të rinjve është mbuluar me gjak si pasojë e një goditjeje.

Ai dhe disa të rinj të tjerë janë sulmuar në rrugë, përballë Shkollës Bujqësore, ku ndodhet një qendër votimi, nga një grup burrash të veshur me të zeza, me kapele dhe maska ​​në fytyrë.

Sipas policisë, incidenti nuk është raportuar zyrtarisht dhe efektivët kanë marrë dijeni për të përmes mediave.

Gjithashtu, një përleshje tjetër ka ndodhur në ditën e sotme të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Sot në Serbi po mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe janë regjistruar incidente në disa qendra votimi. Sipas të dhënave nga CeSID, deri në orën 11:00 ishin regjistruar 120 parregullsi. /Ksp