
Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat të pastër 0-3 në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.
Kampionia në fuqi e Kosovës e nisi ndeshjen më kërkuese dhe kaloi në epërsi përmes Blerim Krasniqit, i cili realizoi pas asistimit të kapitenit Besnik Krasniqi.
Në pjesën e dytë, gjilanasit vazhduan me lojë të mirë dhe e dyfishuan epërsinë në minutën e 63-të. Liridon Balaj shënoi pas asistimit të Jasharit.
Fitoren e Dritës e vulosi Kemehlo Nguena në minutën e 85-të, me një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetën e Prishtinës.
Me këtë triumf, Drita ngjitet në pozitën e tretë të tabelës me 20 pikë, tri më pak se Prishtina, e cila mbetet në vendin e dytë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali