Nëpunës policorë të ekipit mobil „Task Force“ kanë gjetur drogë në Gostivar dhe e kanë privuar nga liria një person, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Sot në orën 01:55, në rr. „Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar, nëpunës policorë të ekipit mobil „Task Force“ pranë NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria M.D. (27) nga Gostivari. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, nëpunësit policorë kanë gjetur dy paketime me kokainë”, informuan nga MPB-ja.
Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, siç shtohet në kumtesën, kundër tij do të ngrihet kallëzim