Një tren u përplas me një vinç ndërtimi që kishte rënë në shina, në Sao Paulo, Brazil

Një tren u përplas me një vinç ndërtimi që kishte rënë në shina, në Sao Paulo, Brazil

Written by

in

Një tren pa shofer u përplas me një vinç ndërtimi që kishte rënë në shina, në Sao Paulo, Brazil, duke e bërë vinçin të rrëzohet në një rrugë të ngarkuar, tregojnë pamjet e tmerrshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, treni plotësisht i automatizuar goditi vinçin me shpejtësi, pa asnjë shofer në bord që të dallonte pengesën që varej mbi shina.

Pavarësisht goditjes, asnjë pasagjer në trenin me një binar nuk u lëndua.

Shoferët që udhëtonin përgjatë rrugës poshtë nxituan të largoheshin nga zona ndërsa vinçi u rrëzua, duke shmangur për pak një aksident potencialisht më serioz. /Telegrafi/