Shehi: Nuk mbaj mend kur kemi luajtur në ‘Fadil Vokrri’, jemi skuadër pa fushë (VIDEO)

Shehi: Nuk mbaj mend kur kemi luajtur në ‘Fadil Vokrri’, jemi skuadër pa fushë (VIDEO)

Written by

in

Shehi: Nuk mbaj mend kur kemi luajtur në ‘Fadil Vokrri’, jemi skuadër pa fushë (VIDEO)

Trajneri i FC Prishtinës, Orges Shehi, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij pas disfatës ndaj Dritës, duke vënë theksin te mungesa e vazhdueshme e një fushë vendase dhe vështirësitë që po përjeton skuadra larg stadiumit të saj kryeqytetas.

I pyetur rreth serisë së rezultateve jo të kënaqshme në stadiumin alternativ dhe mungesës së arenës së tyre, Shehi dha një deklaratë të prerë për Klan Kosova.

Nuk mbaj mend kur kemi luajtur në ‘Fadil Vokrri’. Aq kohë u bë që s’luajmë atje. Dy ndeshjet e para i luajtëm në shtëpi, pastaj gjithë kohën jashtë. Mendoj dukemi si skuadër pa fushë të vetën“, tha Shehi.