Lirohen në natyrë zogjtë e kapur ilegalisht me rrjeta në Lipjan

Lirohen në natyrë zogjtë e kapur ilegalisht me rrjeta në Lipjan

Written by

in

Disa zogj të llojeve “Gardelina” dhe “Trishtili i madh”, të kapur në mënyrë të kundërligjshme me rrjeta në Lipjan, janë liruar në natyrë.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se pas informacionit të marrë nga Policia e Kosovës në Magurë, Inspektorati i MMPH-së ka ndërhyrë në Lipjan.

Sipas saj, zogjtë janë liruar në natyrë, ndërsa rrjetat e përdorura për kapjen e tyre janë sekuestruar nga inspektorati.

“Kapja e kundërligjshme e zogjve të egër nuk do të lejohet. Mbrojtja e faunës dhe e biodiversitetit tonë mbetet përgjegjësi e përbashkët, andaj duhet ta mbrojmë secili”, ka shkruar Pacolli në Facebook. 

Burimi: RTKLive